Mërgimtari i shqetësuar ka një pyetje: Në veri, s’e gjeta varrin e babës për Bajram

Mërgimtari Afrim Alfi, i cili punon si berber në Angli ka bërë një kërkesë publike për qytetarët e Mitrovicës.

Ai ka pyetur se a e di ndokush se kush është përgjegjës për rregullimin e varreve muslimane në veri, pasi dëshiron t’i drejtohet me një lutje.

Ai tregon se vizitoi varret sot dhe pa se ato ishin të pastruara nga barishtet vetëm në fillim dhe ai së bashku me disa të tjerë kishin vështirësi t’i gjenin varret e familjarëve të tyre.

“Sot me datën 09/07/2022 festa e Kurban Bajramit isha në vorreza ta vizitoja vorrin e rahmetlis babës. Unë dhe disa persona tjerë kemi pasur problem ti gjenim vorrezat e të dashurve tanë.”, shkroi ai, pas adresimit të kërkesës së tij.