Merret vendimi për Anita Sylën, të dyshuarën për pIagojsen e Vali Corleones

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Anita Sylës, të dyshuarës për pIagosjen me a rmë zjarri ndaj Vali Corleones, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje ekskluzivisht për 22 vjeçaren nga Gjilani e cila njihej si e dashura e Corleones dhe bashkëjetonte me të tash e një kohë.

Syla derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me a rmë zjarri duke e goditur Corleonen në këmbën e djathtë të këmbës,

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S.

Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me a rmë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës.

Me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, v rasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të a rmëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).