Merret vendimi për personat që iu gjetën 400 kg “miell” në kamion (DETAJE)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, raporton Gazeta Sinjali.

Ata po d yshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e n arkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Shtatë të d yshuarit u arrestuan gjatë një aksioni të policisë të hënën në Lipjan, ku u gjetën dhe sekuestruan 400 kg k okainë, që d yshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit.

Sipas Speciales, të arrestuarit kanë qenë në dijeni se në kamionin e ardhur nga Brazili ka pasur edhe substanca n arkotike.

Ndërkaq, mbrojtësi i të d yshuarit Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha, ka thënë se të d yshuarit nuk janë kriminelë siç pretendon prokuroria, por afaristë të ndershëm, të cilët nuk kanë qenë në dijeni se në kamion ka substanca n arkotike.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali