Mesazhi i Modric për Mbappen

Modric ka kërkuar nga Mbappe urgjentisht të ndërrojë skuadër.

Real Madridi dhe Liverpooli janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Kylian Mbappen, duke mos lënë anash edhe shumë klube tjera evropiane.
Luka Modric i Real Madridit, duke mos folur nëse do të dëshironte që francezi të transferohet në “Santiago Bernabeu”, ia bëri me dije se është koha për një aventurë të re sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të bëjë një hap para në karrierë.

“Mbappé i ka të gjitha, por për të bërë një hap para duhet të shkojë në një kampionat ku nuk fiton lehtë”, tha Luka.

Mbappe shihet si pasardhësi i Liionel Messit dhe Cristiano Ronaldos andaj numri një i Realit, Florentino Perez, është duke bërë të pamundurën që të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit.

Mbappe numëron 117 gola në 179 paraqitje në futbollin profesionist.

Leave a Reply