Miku i madh i Shqiptarëve Eliot Engel: “Kosova është e pavarur dhe kjo nuk zhbëhet“


Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel, në fjalën e tij të mbajtur në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe udhëzimet e administratës së re të SHBA-së, ka thënë se Kosova është shtetet i pavarur.

“Kosova është vend i pavarur për mbi një dekadë. Kosova i është bashkuar Bankës Botërore dhe FMN-së, dhe njihet nga shumë vende të njohura. Është Serbia që duhet të lëvizë, Kosova është e pavarur kjo nuk zhb ëhet”, është shprehur Engel, njofton Klan Kosova.

“Thërras Serbinë që t’i bashkohet vende të tjera në BE. Më 1999 ndalëm gjenocídin në Evropë dhe kjo është një veprím për të cilin duhet qenë krenar. Më 1999 vríteshin njerëzit. Ende ka trupa të shqiptarëve në Serbi në mesin e tyre edhe tre vëllezër shqiptaro-amerikan. Bashkësia ndërkombëtare ka shtyrë Kosovën që të ngrit Gjykatë Speciale dhe jo Serbinë e cila ka kryer kríme me në krye Sllo bodan Millo sheviqin”.

Engel është shprehur se Gjykata Speciale duhet t’i he tojë edhe krímet e Serbisë të kryera në Kosovë.

“Secili që ka kryer kríme duhet të ndiqet dhe të sillet drejtësi. Por çka është drejtësi në rastin e lu ftës në Kosovë? Serbia është përgjegjëse për shumicën e krimeve që janë kryer në Kosovë. Kosova është shtyrë që të krijojë gjykatë híbríde. Edhe nëse Kosova ka kryer kríme duhet të mbahet përgjegjëse, por SHBA dhe aleatët tanë nuk duhet ta lejojnë këtë që të jetë gjykatë një etníke. S’ka rëndësi kush i ka kryer krímet, por të gjitha ato duhet të he tohen. Serbia nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”.