Milaim Zeka bohet i “meçëm“ Ju betohem Nuk do të shajë mo hiç


Gazetari Milaim Zeka ka premtuar se s’do të shajë më nëpër emisione televizive.

Një premtim të tillë, Zeka e ka dhënë pasi gruaja e tij, Edlira Qefalia tha se ky është defekti më i madh i tij.

“Në raportin tonë, çfarë është një gjë që duhet ta përmirësoj. Çfarë defekti kam në mesin e shumë defekteve”, ishte pyetja e Zekës për bashkëshorten.

E përgjigja e saj ishte “fjalët me pullë të kuqe”.

“Fjalët me pullë të kuqe, ta kam thënë. Je brilian në histori, je briliant në fjalim e në mesazhin që përçon. Atë fjalën me pullë të kuqe të mos e përdorje, do të ishe mbinjeri”, tha Edlira.

Pas kësaj përgjigje, Zeka tha se nuk do të shajë më.

“Po të premtoj që s’kam me sha më mbas këtij emisioni”, tha Zeka.

“Veç kush e lyp”, ia ktheu më pas Edlira.