Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se institucionet e Kosovës janë më të përgatitura për t’u përballur me valën e dytë të COVID-19.
Në emisionin Rubikon, ai ka shtuar se prioritet i Qeverisë ka qenë ngritja e kapaciteteve humane për t’u përballur me pandeminë.
“Realisht për Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë përgatitja më e mirë me të gjithë akterët e involvuar në menaxhimin e pandemisë”.
“Sa i përket dokumentit, përfshihen të gjitha përgjegjësitë, duke filluar nga përgjegjësia institucionale që i takon kryeministrit e deri tek përgjegjësia më e ulët që janë partnerët ndërkombëtarë”.
“E kemi pasur situatën e mirë të menaxhimit me lehtësimin masave – na u dha mundësia që të përgatitemi edhe për fazat e tjera”.
“Jemi shumë më të përgatitur në krahasim me muajt e kaluar”.
Zemaj ka theksuar se sistemi i shëndetësisë tani qëndron më mirë me infrastrukturë, mjekë, infermierë dhe aparatura.
“Janë përgatitje që besoj se do të ndihmojë ta kemi më të lehtë menaxhimin e kësaj situatë”.