Mos pini më Shisha, Kujdes nga kjo që mund tju Ndodhë!


Nëntëdhjetedy për qind e rasteve të sëmundjes së kan cerit në mushkëri vjen nga thithja e tymrave të ndryshëm, duke filluar nga duhani e deri tek tymi i shisheve. E kjo e fundit ka bërë bujë tek të rinjtë kosovarë, të cilët argëtohen duke pirë shisha, e nuk i mendojnë farë dë met që i shka ktojnë organizmit.

Specialisti i mushkërive tregon për tri sëmundjet që i shka kton shisha

Se a i shkak tojnë dëme organizmit të njeriut tymrat e shisheve, dhe cilat lloje të sëmundjeve i sjellë, ka treguar për Insajderin pulmologu, njëherësh specialist i sëmundjeve të mushkërive, Skender Baca.

Doktori i cili trajton sëmundjet e mushkërive, Skender Bacaj ka thënë se organizmi i njeriut është i projektuar për të thithur ajër të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen, dhe jo abuzimin të organizmit përmes tymrave të ndryshme.

Doktori ka shtuar se njeriu mashtrohet pas tymit të shishes duke menduar se ka përfitim kënaqësie përmes saj, por në fakt është e kundërta, sepse pasojat e tymit që thithë njeriu do ti kuptoj pas 30 viteve.