Mustafa: Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë, Vetëvendosje nuk meriton besimin e qytetarëve në Llap


Mustafa për Shpejtim Bulliqin: Ata që kërkojnë azil te kundërshtarët politikë nuk meritojnë besim.

Vetëvendosje nuk meriton besimin e qytetarëve në Llap. Thotë se ata shkat ërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë. Thotë se Kosovës i nevojiten njerëz punëtorë të cilët sipas tij janë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gjatë vizitës në Podujevë, komunë në të cilën të dielën votohet në zgjedhjet lokale, Mustafa shprehet i bindur se Nexhmi Rudari, kandidat i kësaj partie për kryetar do të dalë fitimtar.

“Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!’, shkroi Mustafa.