Ndodh edhe kjo! Gruaja jep Burrin me qera, mijëra kërkesa

Laura Young, një amvise britanike 41-vjeçare nga Bletchley, Bucks, hapi faqen e internetit “Rent my handy husband” dhe më pas e reklamoi atë në Facebook dhe aplikacionin popullor Nextdoor dhe u mahnit nga kërkesat e shumta që pari.

“Ai është i zoti në të gjitha gjërat rreth shtëpisë dhe kopshtit, kështu që mendova pse të mos i vë ato aftësi në dispozicion të grave të tjera që dëshirojnë ta punësojnë atë?”

Disa njerëz “e keqkuptuan dhe menduan se po e jepja me qera burrin për diçka tjetër por nuk do ta bëj kurrë një gjë të tillë”, saktësoi Laura, duke pranuar se “njerëzit janë vërtet të interesuar” për nismën e saj.