Ndodh edhe kjo: Milazim Krasniqi e çon në qiell Albin Kurtin: Ishte i shkelqyeshëm


Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me ngjarjet e fundit në vend. Kurti foli edhe për Gjykatën Speciale dhe paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së javën që lamë pas para gjykatësve të Speciales. Këtu Kurti tha se UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve dhe “të gjithë duhet ta mbrojmë atë”, tha Kurti ndër të tjera.

Në lidhje me fjalimin që Kurti mbajti sot ka reaguar profesori universitar Milazim Krasniqi, transmeton “Bota sot”.