“Në emër të Kombit dhe të Zotit, si familje shqiptare pajtohemi”

“Një ngjarje e mirë, në emër të Zotit dhe për hir të kombit shqiptar ka ndodhur sot në Kosovë.

Dy vëllerëzit Valmir dhe Avdull Islami kanë falur gj akun e babait të tyre, të v raë 22 vite më parë.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë vëllezërit në rrjetin social Facebook.

“Të nderuar familjarë, miq, shokë dhe dashamirë, ju përshëndes të gjithëve dhe ju njoftojë se sot më 16.09.2022, ditë e Xhuma (e Premte), unë dhe familja ime (Vëllau, Nëna dhe Motrat) kemi vendosur që në emër të Zotit dhe për hir të kombit, që pas 22 viteve ta falim gj akun e Babës tonë të ndjerë Avdullah Islami, dhe prej sot e tutje e deri në v dekje, ne si familje e të ndjerit Babës Avdullah, nuk jemi më në hasmëri (bela) me dorasin dhe familjen e tij”, shkruajnë vëllezërit.

“E lusim Zotin e madhërishëm që gjestin tonë human të na shpërblej me të mirat e Tij, dhe ta marrin si shembull të mirë të gjitha ato familje shqiptare që janë ne hasmëri mes vete, që të falin njeri-tjetrin për hir të Zotit dhe të kombit, për të ndalur vëllavrasjen.

Poashtu e lusim Zotin e madhërishëm që Babën tonë te ndjerë, ta shpërblej me Xhenet – Amin!”, përfundon shkrimi i publikuar në rrjete sociale”.