Në këtë Shpellë u fsheh Profeti (Alejhi Selam) Ja si duket sot Shpella (Video)


Krahas Kur’anit famëlartë, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi alejhi selam., gjatë shpërnguljes së tij, pra të hixhretit, ai, së bashku me shokun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, r.a. u fshehën në shpellën Eth-Theur. Aty qëndruan për një kohë të shkurtër, dy – tre ditë, derisa politeistët menduan se nuk i gjejnë dot.

Sipas të dhënave historike, thuhet se në hyrje të shpellës marimanga thurri rrjetën e saj, kurse pëllumbi me folenë e tij qëndronte i qetë aty.Nga e gjithë historia e ngjitjes në shpellë, kuptojmë një gjë: Njeriu duhet të përpiqet në maksimum, e kur të shohë se kanë përfunduar mundësitë e tij, atëherë ai i mbështetet dhe e lë fatin e tij në dorën e Allahut xh.sh.Kodra, në të cilën gjendet shpella, është pak kilometra larg qytetit të Mekes dhe lartësia mbidetare e saj është 1405 m.Kur’ani famëlartë e përshkruan kështu rastin:

“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një usht ri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.“ (Teube, 40)Ja kështu duket sot shpella Eth-Theu, të cilën, jo rallë, e vizitojnë edhe haxhilerët tanë që shkojnë në Mekë: