Në kohë të Jugosllavisë/Të gjithë liderët e Kosovës me gra serbe?

Në Beograd viteve 1950 -1970 një numër studentësh e intelektualësh shqiptarë kanë lidhur martesë me serbe si: Mark Krasniqi, i ndarë, (e bija Drita, jeton në Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Erolin dhe Damirin),
Diplomati Elhami Nimani është martuar me Sonjën, të bijën e mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit, Rajiqit. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, janë martuar me serbet e Kosovës.

Ali Shukriu me Dushankën, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanën (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajza Merita), Halil Fejzullahu me Danicën, (vajza Kaqusha) Petriti hendbollist në ekipin e “Crvena zvezdës” së Beogradit. etj. Në këtë listë mund të radhitën edhe ish politikanët.

Ish ministri (sekretari) i Kosovës për Punë të Brendshme Rrahman Morina, i cili ka ndërruar jetë, kishte gruan serbe Bratisllava Buba Morina (dy femijë Vera dhe Kohani)
Një numër shumë i vogël i martesave është bërë midis femrave shqiptare dhe serbëve.

Një nga rastet e rralla është martesa midis Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxhës dhe Boshko Jovanoviqit, pastaj martesa e Didare Dukagjinit – Gjorgjeviq, Liliana Çavolli – Begoviç e disa të tjera. Martesa të perziera ka patur edhe jashtë rretheve politika, në qytete e fshatra.
Me shkurtime nga Gazeta Express , Ëikipedia, dhe Albumi AK