Nëse e lejojmë Putinin të marrë atë që do, ky është fundi i demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lejohet të marrë atë që do, do të thotë se ky është fundi i demokracisë.

Osmani, duke folur për luftën në Ukrainë, theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurohen që regjimi i Putinit do të bjerë.

“Nëse ne e lejojmë Putinin që të marrë atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku, vendet e mëdha dhe të vogla, duhet të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhe të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”.

E para e shtetit të Kosovës shtoi se regjimet autokratike asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme në asnjë vend të botës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar, ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi.