Ngjela: Hashim Thaçi do të shkojë në burg të përjetshëm, Grenell do të shkarkohet

Avokati Ngjela

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka thënë se presidenti kosovar Hashim Thaçi, me veprimet e tij rreth mandatimit të një qeverie të re, po rrezikon të marrë burg të përjetshëm, pasi sipas tij po shkel Kushtetutën. Ndërsa, për të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ngritur dyshimin nëse ai është duke punuar për presidentin e tij, apo për lobin serb në Amerikë.

Ngjela në një intervistë në Top Channel ka thënë se presidenti kosovar Hashim Thaçi nuk ka drejtë të mandatojë një qeveri të re, dhe sipas tij, kur po thotë se meqë është korona nuk mund të bëjmë zgjedhje, por duhet të bëjmë një qeveri të re, me këtë po e shkel Kushtetutën.

Sipas tij, nëse Thaçi vepron kështu rrezikon burgim të përjetshëm, pasi po shkel vullnetin e popullit.