Nis “fshesa” në diplomaci, presidentja Osmani shkarkon Beqë Cufajn (DOKUMENT)


Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Në dekretin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ngarkohet që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti.