Nuk do t’iu besoni syve, kështu dukej Melinda para se të bëhej e famshme!

Publikohet një fotografi e vjetër e Melindës ku duket më ndryshe, reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, për një kohë të shkurtër është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyera në estradë.
Ajo është komentuar në masë të madhe për projektet që ka sjell, e po ashtu edhe për postimet provokuese në Instagram, kur bëhet fjalë për këto të fundit, 26-vjeçarja duket se ka bërë një transformim të madh.

Bëhet fjalë për një imazh të publikuar në rrjete sociale nga “Vipat e Bllokut” ku krijuesja e hitit “Qa din ti” dukej më ndryshe dhe më e dobët në p amje.

Sidoqoftë, nuk është përfolur ndonjëherë për një ndërhyrje në fytyrë apo trup pavarësisht aludimeve në rrjet, ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për muzikën që ka bërë deri më sot.