Nuk ndalen Provokimet: “Xhandarmëria serbe futet në një fshat tjetër të Kamenicës“

Kamenicë

Prov okimet nga Serbia duket se nuk kanë të ndalur. Xhandarmëria serbe është parë përsëri të futet në territor të Kosovës.

Kësaj here ata janë parë në fshatin Kikë të Komunës së Kamenicës, raportojnë banorët.

E kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe është futur në territor të Kosovës, njëjtë ndodhi edhe muajin e kaluar, ku e njëjta xhandarmëri është parë në fshatin Karaçevë të po kësaj komune.