O Zot i madh! Rritet numri i fëmijëve që humbën jetën nga rrëzimi i teleferikut

Ka shkuar në 13 numri i v*ktimave nga shembja e një kabine teleferiku në Itali, ndërsa dy fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në teleferikun Stresa-Mottarone , në provincën Verbania-Cusio-Ossola, ku një kabinë ra në një nga pikat më të larta të rrugës. Nga a*sidenti humbën jetën 13 nga 15 personat që ndodheshin në kabinën e teleferikut.

Mediat vendase bëjnë me dije se dy fëmijë, të moshës nëntë dhe pesë vjeç, u dërguan nga shërbimet e urgjencës në spitalin në Torino në gjendje të rëndë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të d*mtimit të një litari në pjesën më të lartë të trasesë e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej 1,491 metrash. Kabina ra njëqind metra nga shtylla e fundit. Udhëtimi zgjat rreth njëzet minuta.