Kohëve të fundit kryptovaluta BITCON është duke u rritur.
Kohë më parë, kur kjo valutë kishte arritur çmim të lartë, shumë kosovarë kishin investuar shuma të mëdha.
Në atë kohë shumë persona nga gjithë Kosova kishin ardhur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe kishin vendosur paisjet e tyre për të prodhuar bitcoin.
Arsyeja pse kishin zgjedhur veriun e Mitrovicës, ishte se energjia elektrike nuk paguhet dhe paisjet shpenzojnë shumë energji.
Marrëveshja e “boss-ve” të bitcoinve me banorët e shtëpive ishte që të paguhet vetëm qiraja e shtëpisë.
Tani kur çmimet janë ngritur përsëri, kjo pjesë ka filluar të mbushet me këso paisje, ndërsa banorët janë ankuar se është shkaktuar ngarkesë e madhe në trafo dhe po u shkaktojnë probleme me energji elektrike, poashtu këto paisje krijojnë edhe zhurmë.
Banorë të kësaj pjesë i kanë thënë “Jepi Zë” kohë më parë, se rastin do ta paraqesin në Polici të Kosovës pasi po konsiderojnë se po bëhet krim, e gjithashtu kanë paralajmëruar se do të organziojnë edhe peticion për largimin e tyre.
Ndryshe, shpenzimet e energjisë elektrike në veri të Mitrovicës, u faturohen qytetarëve nga pjesë të tjera të Kosovës.