Pamje kur autoblindat e policisë lëvizin në Mitrovicë (VIDEO)

Automjete të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot duke qarkulluar në Mitrovicë.

Lëvizjet e Njësive Speciale po ndodhinn në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë kundër hapjes së vendvotimeve në Kosovë për referendumin e Serbisë, që do të mbahet të dielën (më 16 janar).

Mësohet se ekipeve të Njësive Speciale u është kërkuar të jenë në gjendje gatishmërie nëpër baza në rast se kërkohet ndonjë ndërhyrje. /Telegrafi