Patriarku i Jeruzalemit “befason“ me deklaratë, Ja çka thotë ai për Profetin (Muhamed)


Theophilos III, Patriarku Ortodoks grek i Jeruzalemit dhe kryetari i Këshillit të Kryetarëve të Kishave të Tokës së Shenjtë, dënoi sjelljen franceze ndaj ndjenjave islame, duke marrë në mbrojtje, në emër të lirisë së fjalës e mendimit, karikaturat e pretenduara Profetit Muhamed.

Ai tha në një deklaratë se po shikonte me shumë shqetësim gjendjen e polarizimit që kishte lindur nga kjo sjellje e Francë, në kye të së cilës qëndron vetë presidenti Macron.

Ai dën oi fyerjet e besimit islam me të njëjtën for cë “sikur fyerja të god iste ndonjë fe tjetër monoteiste”.

Theophilos III dënoi gjithashtu të gjitha aktet e dhunës drejtuar atyre me mendime të ndryshme ose besime fetare, duke kërkuar që dialogu i civilizuar të jetë metoda e vetme e ndërveprimit për të zvogëluar boshllëqet intelektuale dhe ideologjike midis feve dhe ideologjive të ndryshme.