“Për disa vajza…”/ Zbulohet motivi pse u vra 22 vjeçari në Lipjan

Një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë u pIagosën si pasojë e një përleshjeje ku u përdorën edhe armë zjarri mbrëmë në një kafene në Lipjan. Dy të dyshuarit, Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi, menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenë ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar te rrahën mes vete.

Më pas, dyshohet se Muhamet Gashi ka nxjerrë armën që e mbante me vete dhe ka shtënë në drejtim të viktimave, duke pIagosur dy nga të përfshirët në përleshje dhe një kalimtar rasti.

22-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por si pasojë e pIagëve të papërballueshume ka ndërruar jetë.