Prokuroria e Shtetit e ka intervistuar Yll Raçin nga Podujeva, i cili sot ka deklaruar në T7 se të rinjtë po e shesin votën nga 20 euro.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Pas publikimit të lajmit në medie me titull “Plaku” i ri nga Llapi: Të rinjtë po e shesin votën për 20 euro”, Prokurori i Shtetit menjëherë ka marrë masa, si dhe e ka intervistuar personin në fjalë. Gjatë intervistimit i njëjti e ka mohuar se ka njohuri lidhur me shitjen e votës dhe se për këtë nuk di asgjë”, ka deklaruar Lutfiu.