“Po si nuk keni turp?!” Marre duhet me ju ardh ty Albin e Vjosë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj deklaroi sot se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, po e fajësojnë popullin për mos vaksinim.

“A ka më keq?! Kryeministri fajëson popullin thotë që do gjashtëfishoj numrin e inspektorëve dhe do të zgjasë orarin e punës së policëve për të t’ju shqiptuar gjoba dhe disiplinuar qytetarët. Presidentja sot paska fajësuar shtetin zviceran për mos vaksinim të bashkatdhetarëve tanë, e nga ana tjetër lajmet mortore nga Covid 19 nuk kanë të ndalur. Vetëm binomi Kurti – Osmani nuk kanë asnjë faj vetëm?!”, shkroi Selmanaj në Facebook.

Ai tha se qytetarët janë lënë mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara

“Po si nuk keni turp?! I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët. Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës. Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit”, përfundoi ai