Podujevë, qytetarëve iu shtrua edhe oborri i shtëpive me asfalt (FOTO)


Në fshatin Bellopjë të Podujevës së fundmi asfaltimi i rrugëve përfundoi deri brenda oborreve të shtëpive.

Fotografitë nga Bellopja pasqyrojnë asfaltimin e rrugicave në kohën kur Komuna e Podujevës është në fushatë parazgjedhore.

Ndërkohë, kjo komunë së fundmi hapi edhe një tender për shtrimin e rrugëve me zhavorr. Kontrata e dhënë nga ekzekutivi lokal kalon shifrën e 170 mijë eurove.
Asfalti në Bellopojë

Por, kjo nuk është hera e parë që rrugët shtrohen në kohë fushate në Podujevë. Njëjtë pati ndodhur edhe në muajin mars.

Zhavor në kohë fushate, mars 2020

Këto veprime të Komunës nuk i ka komentuar Nexhmi Rudari, nënkryetar dhe kandidat i LDK-së për të parin e Podujevës. Ai ka thënë se të gjitha rrugët do të shtrohen ndërsa, u ka kërkuar falje një lagjeje në Bellopojë që nuk ua ka asfaltuar rrugicën.

“Po më vjen keq dhe u kërkoj falje kushërinjve të mi që nuk iu paska shtru rruga. Kjo dëshmon që nuk bëjmë selektim. Do t’i riparojmë të gjitha rrugët që kanë nevojë”, ka thënë Nexhmi Rudari në emisionin Jeta në Komunë.