Preku zemrat e shqiptarëve, Elvis Naçi dërgon Elion për kurim në Itali

Këtë sezon, emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, në News24, ka ndihmuar duke dërguar për kurim jashtë vendit 14 fëmijë.

Mes emrave të fëmijëve është edhe Elio. Këtë të premte emisioni rikthen në vëmendje historinë e tij.

Cfarë ndodhi me Elion disa javë më parë? Quhet Elisian ose shkurt Elio, është 5 vjec, dhe vuan nga le ucemia. Prindërve ka pak më shumë se një javë që u është për mbysur bota, pasi mësuan sëmundjen e të birit. Lirimi dhe Ermira, prindërit e Elios, siç rrëfejnë, jetojnë në Kombinat në një shtëpi, që s’është e tyre. S’kanë asnjë mundësi ekonomike për ta shpëtuar të voglin e tyre.

“Asnjë nuk e kupton këtë që ndjej unë, tek fëmija nuk mund ta duroj, pa djalin në shtëpi nuk iki gjallë. Gjithë kohës rrinte i lodhur, para një muaji po çalonte, thamë se mos ishte rr ëzuar, i dhimbte gjuri, u mblodhën tre mjekë, i morën gjak në palcë doli që ishte me leu cemi, thanë duhet të shtrohet urgjent më ra të fikët, më mirë të vd isja. E shtruam nuk e ka nis ende kim ion, është i këputur, ka dhi mbje tek gjuri, nuk i dihet.

Dua ta rris djalin sic e rrita me motrën, ai kërkon të shkojë në shtëpi. Është fëmijë i dashur më njerëzit, ashtu dua të kthehet përsëri.