Presidenti çek: I kërkoj falje Serbisë për vitet 1998/99, gabuam

Presidentin i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka takuar presidentin e Çekisë Millosh Zeman dhe të dy, kanë kujtuar kohën e b ombardimeve të NATO-s.

Zeman, siç citohet nga mediat serbe, raportohet të ketë thënë se ‘Serbia u tradhtua përgjatë historisë’.

“Serbia ka shprehur mbështetjen për ne, e ne e b ombarduam. Më lejoni të kërkoj falje mënjehërë për b ombardimin e ish-Jugosllavisë. Ishte gabim. Si njeri, do të doja t’i kërkoja falje popullit serb, kjo më shqetëson gjatë gjithë kohës” ka thënë Zeman, shkruan B92, përkthen Periskopi.

Sipas deklaratës që e transmeton medium serb, Zeman ka thënë se Republika Çeke ishte kundër b ombardimit të NATO-s, por ‘se askush nuk i mbështeti ata”.

“Jam i njohur si njeri jo i lehtë, jo pse peshoj 120 kile, por sepse kam një karakter të rëndë, më lejoni të shpreh mirënjohjen time sepse atë që po e them tani nuk e kam thënë kurrë”, ka thënë Zeman.

Vuçiqi e ka falënderuar Millosh Zemanin për këto fjalë si dhe e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë.

“Nuk do t’i harroj kurrë fjalët që m’i tha sot”, ka thënë Vuçiq për Zemanin./Periskopi/