Prindërit e saj nuk e pranonin lidhjen, historia e vajzës ruse që u dashurua me djalin nga Kosova

Historia e dashurisë mes Elinës dhe Yllzonit u trajtua këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc. Elina nga Rusia dhe Yllzoni shqiptar nga Kosova u njohën në Gjermani, u dashuruan por u desh të kalonin disa peripeci për të qenë bashkë. Elina rrëfeu gjatë intervistës se ishin njohur në moshën 18-vjeçare dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. Por prindërit e saj kishin qenë kundër kësaj lidhjeje për shkak të kulturave të ndryshme.

“Isha vetëm 18 vjeç, isha ulur në klasë dhe më pas erdhi Yllzoni, hyri kishte një xhaketë të kolegjit dhe ishte vërtet dashuri me shikim të parë. I thashë miqve të mi, unë e dua atë djalë. Filluam të dalim, isha shumë skeptike në fillim.”, tregoi Elina.

VlDEO: