Punoi bustin e Adem Jasharit, skulptori: E bëra për pasion, unë jam berber (Video)


Autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren ka treguar se skulptura nuk është profesioni i tij.

Alban Buxhovi në një intervistë për emisionin ‘Frontal’ të kanalit kosovar T7 ka deklaruar se në profesion është berber dhe sklupturën e ka hobi.

Ai ka treguar se shtatoren e Adem Jasharit e ka punuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe se nuk zotëron një punishte për krijimtaritë që bën. Ndërkaq, ai shprehet se i është dashur 3 muaj kohë për të përfunduar stat ujën. Nuk harron të përmend se për krijimtarinë e tij nuk kanë munguar dhe komentet pozítive.