Qeveria Hoti vendos të rikthejë Lotarinë e Kosovës, por bastoret…


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.

Ka qenë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, që ka thënë se me këtë vendim nuk përfshihet hapja e kazinove e bastoreve, apo edhe lojërave tjera të fatit.

Sipas ministres, me vendimin e ri Lotaria e Kosovës ka të drejtë organizimi lojërat numerike dhe instant.

Vendimin për rithemelimin e lotarisë e ka arsyetuar me faktin se 62 punëtorë kanë mbetur pa punë.

“Qeveria e Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe që organ mbikëqyrës i saj është bordi i saj që ka mandat katërvjeçarë”, ka thënë Bajrami./Indeksonline