



Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci sot ka bërë dallimin se çfarë dallon personaliteti i tij me atë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Geci ka thënë ai dallon nga Thaçi e Kurti nga “mësuesi i tyre ideologjik”, ku sipas tij këta kanë mësuar shumë nga Rexhep Qosja.




Kurse, Geci thotë se ai ka mësuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, sipas tij ai ishte mësuesi i tij ideologjik.
Madje thotë se e mbron LDK’në pasi është e vetmja parti në Kosovë me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane




“Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaqit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën.




E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane”, ka shkruar Geci.//gazetametro.net