Qytetarët detyrohen ta lëvizin automjetin e parkuar pavend, për t’ia liruar rrugën autoambulancës (VIDEO)

Një 17 vjeçar u ther sot me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Mirëpo, autoambulanca që erdhi për ta marrë të riun, nuk pati mundësi të kalonte, pasi që një automjet ishte parkuar pa vend, në hyrje të sheshit.

Për t’ia mundësuar hyrjen e autoambulancës, disa qytetarë janë detyruar që ta lëvizin, duke e larguar nga rruga, veturën e parkuar pa vend.

Pamjet më poshtë: