Ramiz Kelmendi: Jetën që e bëjmë ne në Kosovë ata në mërgim as që e shohin ëndërr

Biznesmeni Ramiz Kelmendi në ATV deklaroi se në Kosovë bëhet jetë më e mirë sesa në Gjermani. Sipas Kelmendit edhe mërgimtarët tanë që jetojnë në Gjermani, kur vijnë në Kosovë e shijojnë jetën shumë më mirë. “Shumica e të rinjve mendojnë se në Gjermani jetohet, ata gjermanët e kanë një jetë jashtëzakonisht të mirë.

Ju e dini që ne në Kosovë, jemi shumë më të pasur se ata në Gjermani . Jetën që e bëjmë ne në Kosovë, ata në Gjermani as që e shohin në ëndërr.

A e dini që kur të vijnë qytetarët tanë, që jetojnë atje, ata këtu bëjnë jetë sepse atje hjekin keq për arsye se duhet me punua, prej orës 6 mëngjes deri ora 6 mbrëmje