Ramush Haradinaj: Albin Kurti t’i lë librat ideologjikë, të lexojë libra të menaxhimit


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë në “Debat Plus” se Albin Kurti ka bërë gabime gjatë qeverisjes së tij 52 ditore.“Shihni menaxhimi i situatës me Contour Global. Contour Global dështoi të investojë dhe sot ka mundur të jetë i paditur nga Kosova nëse do të kishim dashur ne. Me dy-tri veprime të caktuara nga Kurti, kjo kompani u pajis me mundësinë që të na padisë neve tash. Qeverisja është shkencë, menaxhim. Albini e di që ka lexua shumë libra ideologjikë, por është mirë që tash t’i lë ato libra dhe të lexoj libra të menaxhimit. Menaxhimi është shkencë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.Haradinaj thotë se edhe sot Vetëvendosje nuk ka përgatitje të mjaftueshme për menaxhimin e situatave.