“Ramushi 300 mijë euro shtëpi në Dragodan! Po thotë e ka bë me ndihma!”

“Ky Çun Lajçi gjithmonë ia qëllon, sepse ky nuk di me rrejtë!

Edhe unë kisha pas qejf me ma ndërtue shoqnia një shtëpi 300 mijë euro, që pastaj me dhanë me qera 8 mijë euro në muaj. Por, tash për tash, kjo është veç ëndër. Ndoshta bëhet edhe ndonjë luftë e re, dhe kur diaspora të mbledh para me thasë, kam me i vjedhë edhe unë disa thasë.

P.S. Ramush Haradinaj duhet t’i publikojë emrat e atyre që i kanë ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë 300 mijë eurosh në Dragodan.

Duke i publikuar emrat e tyre, u bën nderë atyre dhe e sqaron veten. Duke mos i publikuar emrat e tyre, mbetet dyshimi i bazuar se po gënjen.

Amerika ka shumë gjeneralë, më të mëdhenj se Ramushi, por ende nuk kam dëgjuar që i ka ndërtuar ndonjërit prej tyre shtëpi. Po del që Kosova është nëna e vakive!”.

Rifat Buzuku