Ramushi nuk ishte i zoti ta bëjë punën si kryeministër e do të jetë president!


Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj AAK-së, për deklaratat se Ramushi duhet të jetë president i Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ajo ia ka kujtuar sjelljet e tij gjatë kohës kur ishte kryeministër, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se Haradinaj ia kishte dhënë kompetencat Thaçit për ta udhëhequr dialogun dhe tani dëshiron të bëhet president por nuk ishte në gjendje ta kryejë detyrën si kryeministër.

Pacolli ka thënë se shpreson që Haradinaj ta kuptojë drejt këtë çfarë ka shkruar.