Rrëfimi i shqiptares: U largua mes varfërisë nga vendlindja, por ia doli të punojë në Kryeministrinë britanike (Video)

Nuk janë të paktë shqiptarët të cilët janë larguar të dëshpëruar nga vendi i tyre, por t’u integruar më pas në vendet e huaja duke u kthyer në një model suksesi.

I tillë është rasti i Sindi Selmanit, e cila ishte vetëm 7 vjeç kur iu desh të largohej nga Vlora, duke lënë lojërat e fëmijërisë.

“Ana e ekonomisë ka qenë shumë e dobët. Kështu prindërit e mi vendosën të emigronin në Londër së bashku me vëllanë tim Donaldin. Kemi emigruar në vitin 1991, unë isha 7 vjeçe dhe vëllai im i vogël ishte 3 vjeç. I kujtoj vitet e para në Londër me shumë t merr, kisha një mall të paparë për atdheun tim. Më mungonte familja, më mungonte shoqëria, më mungonte ushqimi shqiptar, më mungonte ambienti”, rrëfen ajo.