Scholz ia ndërpret “fjalën” Macronit për Kosovën: Duhet t’i përmbushim premtimet tona

Edhe gjatë vizitës në Ukrainë, kreu i ekzekutivit gjerman Olaf Scholz, i porsakthyer nga një tur në Ballkanin Perëndimor, ia kujtoi rajonin presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sipas shtypit në Kosovë, kjo ditë mund të jetë vendimtare edhe për Prishtinën sa i takon lib.eralizimit të vi.zave, nëse arrihet konsensusi i 27 vendeve anëtare. Franca është pikërisht një prej vendeve më hezituese deri tani për këtë cështje, dhe kancelari gjerman u kujdes t`ia përmendte edhe një herë shefit të Elizesë nevojën për të mbajtur premtimet e bëra.

“Është çështje e besueshmërisë europiane që t’i përmbushim premtimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë prej vitesh tashmë në këtë rrugë, e kjo duhet bërë konkretikisht”, u shpreh Scholz.

Në mesin e një sërë premtimesh të BE-së që po vonojnë të bëhen realitet, është dhe cështja e çështjen e vizave për Kosovën, për të cilën pritet të ketë bisedimeve konkrete tashmë në Bruksel, por që nuk dihet ende nëse do të arrihet pajtimi./TCh/