Schumacherat e Qeverisë së Kosovës, me veturë zyrtare thyen shumë rregulla (Video)


Qeveria e Kosovës ka shumë Schumachera. Në fakt ata janë shoferë sikur të gjithë të tjerët, por që në rrugët e Kosovës duken si Schumachera. Janë të shumta rastet që veturat me tabela zyrtare të shtetit të Kosovës thyejnë çdo rregull të komunikacionit.

Duke abuzuar me veturat që janë blerë me taksa tona dhe të cilat mbushen poashtu nga paratë e taksave tona, shoferët e veturave zyrtare “fluturojnë” në magjistrale, auostrada e çdo rrugë tjetër, shkruan Indeksonline.

Rruga e cila shënjon zonën lëvizëse deri në 60 kilometra në orë, s’vlen për këtë vozitës pasi që shpejtësia e veturës shkon deri në 140 kilometra në orë./Indeksonline