Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, duke pastruar xhamat e shtëpisë.
“Dielli i fundjavës dhe i dimrit”, shkroi ajo bashkangjitur me fotografinë.
Frederiksen përkundër aktiviteteve të javës ka vendosur ta kalojë të shtunen në shtëpi.
“Nuk kisha pasur shumë kohë për të lustruar dritaret gjatë muajve të fundit. Gëzuar e shtuna”, shkroi mes tjerash në postimin e saj.
Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo është kryeministrja më e re në historinë daneze.