A e mbani mend Robertin e “Familjes Moderne”? shikojeni si duket sot ai


Të gjithë e mbajnë mend serialin e famshëm vendor “Familja Moderne”. Ai mblidhte pranë vetes shqiptarët çdo të diele, teksa sillte skena nga më të ndryshme humoristike me personazhet e veçanta të tij.

Një ndër më të vegjlit që ka luajtur në këtë serial është Lekë Berisha, i cili luante rolin e ‘Robertit’, djali të madh të personazhit ‘Ardi’, që luhej nga aktori Armond Morina.

Ndryshe, për ata që nuk e njohin, Leka është djali i regjisorëve të famshëm Fatos dhe Vjosa Berisha. Me kalimin e viteve ai ka ndryshuar shumë, pasi është rritur, dhe statusi i tij emotiv nuk është i njëjti. Kjo pasi tash e një kohë ai është në lidhje dashurie me me bukuroshen nga Prishtina Gemza Burgija.