Shqiptari lëshon këngë “patriotike” e shan serbët në veri: Ah nanën e shkijëve..! (Video)

Veriu është kryetema e javëve të fundit, pas tensioneve të fundit, gjersa barikadat vazhdojnë të qëndrojnë në disa pjesë në Zveçan e Leposaviq.

E kjo gjendje duket të ketë irrituar një qytetar me kombësi shqiptare. I njëjti ka bërë një video, teksa vozitë veturën në veri të Mitrovicës, duke dëgjuar këngë “patriotike” që përmbajnë terme të papranueshme.

“Se shqiptari sh** nuk bohet” – është refreni që denigron serbët, të cilëve iu referohet me termin pezhorativ.

Qytetari në fjalë dëgjohet edhe teksa shanë në gjuhën shqipe me fjalë aspak të këndshme, që duket t’ia drejtojë një grupi serbësh.

Siç dëgjohet në videon e siguruar nga Nacionale, personi në fjalë përdorë terme ofenduese ndaj serbëve, duke i sharë ata.

Kujtojmë që barrikadat në veri vazhdojnë të jenë prezente, përkundër kërkesave të ShBA-së e BE-së për heqjne e tyre.

VIDEO