Shqiptarja i shkoi në emision të gjente nënën, Ardit Gjebrea mezi mban lotët me zërin që i dridhej i tha: Të shikon nga qielli

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ishte Gentiana, e cila kishte ardhur të kërkojë prindërit e saj biologjikë.

Dhimbja nuk do të kalojë asnjëherë”, Ardit Gjebrea, flet në studio për humbjen e nënës – ArkivaNews

Gentiana është rritur nga prindër ad optues dhe e mori vesh që ishte e ado ptuar gjatë shkollimit tetëvjeçar. Pas humb jes së babait, Gentiana nisi të kërkojë rrënjët e saj duke nisur nga Shtëpia e Fëmijës në Tiranë.

“Ka një mesazh për ty” kishte rënë në gjurmët e nënës së Gentianës, Sanies, e cila kishte patur një histori prekëse. Sania, një vajzë e re nga veriu i Shqipërisë, e martuar dhe me pesë fëmijë, kishte mbetur pa përkrahje kur i vd iq bashkëshorti. Pas thuajse pesë vite sh nga vd ekja e tij, mjekja e fshatit vë re diçka që Sania përpiqej ta fshihte për sh kak të mentalitetit, shtatzëni. Mjekja e ndihmoi të shkojë në spitalin e Shkodrës, larg kureshtjes së njerëzve që ta lindte fëmijën e qetë. Ardhja në jetë e Gentianës pasoi me qëndrimin dy mujor në spital, për të cilin u tha se ishte një ope racion apa ndesiti, gjë që fëmija i madh e Sanies e mban mend ende në këtë formë. Prindërit e saj e pranuan sërish në shtëpi, por me kusht që të brak tiste Gentianën.

Ajo kishte kërkuar disa herë fs hehurazi vajzën me shpresën se do t­a gjente diku, por nuk ia arriti. Pas një lu fte me tuberkulozin për 36 vjet, ajo ndërroi jetë më 10 Qershor, në ditën e ditëlindjes së Gentianës. Fëmijët e Sanies tashmë ndodhen në dijeni të ekzistencës së gjysmë-motrës së tyre dhe një prej tyre ishte në pritje për të takuar Gentianën në prapaskenë.

Gentiana: I ngjakam. Ardit Gjebrea: Edhe ne atë menduam kur e pamë atë foto, i ngjan shumë.

Gentiana: I ngjaj shumë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për fat të keq, po të sheh nga qielli, por të paktën të ka lënë me pesë motra e vëllezër që do të jenë pjesë e jetës tënde. Ishte shumë e vështirë edhe për ata kur stafi ynë i komunikoi për çfarë ndodhi dhe të t rond itur thanë “Okej, të marrim veten, nuk jemi gati ende që të dalim në ekran”, por ka ardhur vëllai i madh dhe po pret që ta takosh.