Shteti godet biznesmenin kosovar, i sekuestron villën luksoze në Brezovicë (FOTO)

Aksioni i sekuestrimit të villave të pasanikëve në Brezovicë ka dridhur figurave e larta të shtetit, të cilët në mënyrë të kundërligjshme kishin ndërtuar pushimore në zonën turistike. Një aksion i zhvilluar javën e kaluar në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 100 vikend-shtëpiza.

Në mesin e tyre është edhe villa e biznesmenit të fuqishëm nga Podujeva, Riad Hasanit. Më pas, shteti do të vendos nëse duhet të rrëzohet villa e sekuestruar e Hasanit ose jo.

Pasaniku nga Llapi u arrestua bashkë me 13 persona tjerë të cilët, përfshirë edhe zyrtarë të komunës së Shtërpcës, të cilët dyshoheshin për dallavere me lejet ndërtimore në këtë zonë turistike.

Hasani, sipas prokurorisë dyshohet për dhënie të ryshfetit dhe për ndërtime të villave në zonën turistike të Brezovicës, shkruan Gazeta Insajderi.

Prokurori Rasim Maloku sekuestroi villën e Enver Hoxhajt në Brezovicë

Biznesmeni Hasani u arrestuar me 22 dhjetor së bashku me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, Sasa Milosavljevic, Dimitrije Raiceviq, Sasa Spasiq, Hysni Bajrami, Raif Bajrami, Dragomir Mihajloviq dhe Blerim Imeri.

Dosja hetimore e Prokurorisë tregon se Hasani dyshohet se i dha 240 mijë euro ryshfet ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliqit me qëllim të lëshimit të lejes ndërtimore.

“Dhënie ryshfeti e ushtrim ndikimi”, kjo është aktakuza kundër biznesmenit Hasani

Biznesmeni Hasani përpos që ishte i përfshirë në valën e dytë të bastisjeve në Brezovicë, emri i tij ishte pjesë edhe e grupit të parë të njerëzve që u hetuan dhe u akuzuan për krime të kryera në Brezovicë

Ai tashmë rrezikon edhe aktakuzën e dytë për dhënie ryshfeti. Mbi Hasanin tashmë rëndojnë tri vepra penale, shkruan Gazeta Insajderi.

Hasani dyshohet se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar në këmbim të lejes.

Për këto veprime ai tash akuzohet se ka kryer veprën penale, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Brezovica – Shteti godet Isa Ryshajn, pasanikun e fuqishëm të Ferizajit

Përveç këtyre veprimeve, Prokuroria ka gjetur se Hasani i është shmangur pjesërisht pagesës së tatimit duke prezantuar të dhënat të pavërteta në administratën tatimore.

“R.H.,ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-ës dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-ës. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Në dosjen e parë hetimore në korrik të 2021 Hasani së bashku me Naser Kelmendi, Arian Idrizaj, Fatmir Grainca, Blerim Imeri, Sanija Geci dhe Labinot Vitia akuzoheshin për ndotje, degradim dhe shkatërrim të mjedisit në Brezovicë.

Hasani dyshohet se kishte marrë leje nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Dimitrije Raqiqeviq në mënyrë të kundërligjshme për ndërtimin e vikend shtëpiza dhe hotelier “Rimida” në zonën e tret të Parkut Kombëtar Sharri.

“Riad Hasani akuzohet se nga 24 korriku 2017 e deri në fund të vitit 2018, në zonë turistike të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës, ka degraduar mjedisin duke rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore”,

Biznesmenit që kishte lidhje me Braçen, Rasim Maloku ia sekuestroi nëntë villa

“Si Pronar i parcelës kadastrale nr.5713 në sipërfaqe prej 1 hektar e 32 m2 , përmes firmës ndërtimore “Quka CO” ka ndërtuar 6 vikend shtëpiza në zonën e dytë të parkut edhe pse lejet ndërtimore ishin anuluar sipas vendimit të Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës me numër 06-030/01-4248/17 të datës 24.07.2017, si dhe ka ndërtuar objektin afarist – hotelier “Rimida” – B+P+4+NK, në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, si dhe Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit”, thuhet në aktakuzën ndaj tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Vikend-shtëpizat e ndërtuara ilegalisht në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” u sekuestruan javën që shkoi. Atyre iu ngjitën shiritat i Policisë dhe iu ndaluan punimet.

Aksioni i bujshëm – dy villat e vëllezërve të Hashim Thaçit u sekuestruan nga prokurori Rasim Maloku

Prokurori i operacionit “Brezovica”, Rasim Maloku, në një intervistë për Gazetën Insajderi tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës për rrënimin e tyre.

“Ne do të paraqesim kërkesën tek gjykata për rrënimin e tyre. Është vendimi përfundimtar i gjykatës që me i rrënu këto objekte, është çështje ligjore dhe besojmë që edhe gjykata do të marr vendim për rrënimin e tyre”, tha Maloku.