Si e shtyri Kosova vendimin për targat për hir të Amerikës e jo për BE-në?

Të hënën në Bruksel u zhvillua një takim maratonik ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Megjithëse ky takim ishte thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si i tillë, rezultoi pa sukses, njofton Klankosova.tv

Kjo për faktin se nuk u arrit të gjendet zgjidhja as për çështjet teknike si për shembull çështja e targave ilegale në veri të Kosovës – temë kjo e aktualizuar nga Qeveria Kurti.

Pas përfundimit të takimit, Borrell mbajti një konferencë për media ku theksoi se nuk pati marrëveshje dhe se palët mbajnë përgjegjësi për çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës.

Josep Borrell – Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian

Madje, ai pati kritika më të ashpra për Kosovën për të cilën tha se e refuzoi një propozim që kishte bërë ai për t’i ulur tensionet deri në një zgjidhje afatgjate.

Propozimi i tij kishte qenë që Kosova ta pezullojë çdo fazë të mëtejshme sa i përket shqiptimit të gjobave për shoferët që vozisin vetura me targa të lëshuara nga Serbia, ndërsa kësaj të fundit i kishte kërkuar që mos të lëshojë më targa për serbët në veri të Kosovës duke përfshirë edhe ato “KM”.

Sipas tij, këtë propozim e kishte pranuar Vuçiqi, por jo edhe Kurti dhe kjo u bë shkas që ai ta kritikojë më shumë Kosovën për mungesë të respektit ndaj dialogut. Madje, ai shtoi se do t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së për mosrespektim që ka treguar Kosova në këtë aspekt.

Mirëpo shefi i ekzekutivit të Kosovës pati një version ndryshe sa i përket zhvillimeve në Bruksel. Ai tha se atje nuk kishte shkuar për të biseduar vetëm për çështjen e targave, por më shumë për t’u angazhuar për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Albin Kurti – kryeministër i Kosovës

“Pra që ne po vijmë këtu, në Bruksel, për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Kurti.

Kjo mosgatishmëri e palëve për të gjetur zgjidhje ngjalli reagime të shumta, për çka reagoi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. KFOR mbetet vigjilent”, ka thënë Stoltenberg.

Kur kishin mbetur edhe pak orë para se të niste shqiptimi i gjobave nga Policia e Kosovës për serbët me targa ilegale në veri, ishte fjala e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier, ajo që u dëgjua.

Jeffery Hovenier – Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, shkruante në letrën e Hovenier, drejtuar Kurtit.

Pa vonuar shumë, Kurti përmes një shkrimi në Twitter, njoftoi se e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për shtyrje të vendimit prej 48 orësh për shqiptimin e gjobave për targat ilegale.

“E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme ‘KM’ (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, deklaroi Kurti.

Sipas kërkesës së ambasadorit Hovenier dhe përgjigjes së Kurtit, i bie që masa për shqiptimin e gjobave të nis të zbatohet të enjten (24/11/2022) pas mesnatës.

Tani mbetet të shihet nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të arrijnë që të punojnë me Kurtin dhe Vuçiqin në mënyrë që të gjendet një zgjidhje dhe të shmanget çdo përshkallëzim i situatës në veri të Kosovës./Klankosova.tv/.