Si po e kalojnë ditën e 28 Nëntorit Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tijë në Hagë?


Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka uruar festën e 28 Nëntorit edhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që po gjenden në Hagë.

Rama tha se uron Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët sot nuk po gjenden në shtëpi, por ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së po gjenden në Hagë duke u përballuar me akuza nga Gjykata Speciale.

Pas mbajtjes në Vlorë të ceremonisë së ngritjes së flamurit, Rama uroi edhe ditëlindjen e Komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jasharit.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati po gjenden në Hagë, ku atje po përballen me akuza nga Gjykata Speciale, akuza këto që janë të orkestruar nga shteti i Serbisë dhe Rusisë.