Sipas mediave serbe, ky është fakti trondítës i Nazim Bllacës, ja çfarë bëri ai në Beograd


Ish-gazetari serb, tani kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Nazim Bllaca qëndroi për disa kohë në Beograd, për dë shmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Drecun para mediave serbe ka thënë se Bllaca ka dë shmuar në Beograd kundër UÇK’së, teksa ka treguar edhe disa dokumente në studio.

“Ju kujtohet ai Nazim Bllaca, që është dëshmítar i mbrojtur, ai në një kohë ishte edhe këtu në Beograd. Ishte i gatshëm të jetë dëshmítar”, tha ai në një emision në TV Happy.

Kujtojmë se Bllaca pas deklaratave në vitin 2009, kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX’it, si dëshmítar i mbrojtur.

Sa i përket Drecun, vlen të theksohet se ky i fundit disa herë e ka konfirmuar se Gjykata Speciale ka marrë materiale nga Serbia për të ngritur aktakuzat kundër ish-udhëheqësve të UÇK’së.

Drecun kishte deklaruar Serbia iu ka dhënë gjërat më të rëndësishme Gjykatës Speciale, ju ka dhënë edhe strukturën komplete të UÇK’së si dhe se kanë përgatitur një do sje të veçantë lidhur me krímet e pretenduara.