Përkundër situatës me koronavirus në Kosovë, shumë qytetarë nuk po i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, në shatërvan të Prizrenit, pak para orës policore, shihen dhjetëra qytetarë që kanë dalë për t’u shëtitur në këtë qytet.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesi, ku shihet qytetarët pa maska e distancë fizike.